MENU
klinika

Igli Hasani: Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore

David Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet nga Ministri i Jashtëm!

22.05.2024 - 11:41

Sekretari britanik, David Cameron ka mbërritur në Shqipëri ku është pritur në Rinas nga Ministri i Jashtëm, Ilgi Hasani.

Në një postim në X, ministri Hasani u shpreh se në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor,

“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron.

Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ilgi Hasani.