MENU
klinika

"Mik i çmuar i Shqipërisë"

Rama pret në kryeministri Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe

22.05.2024 - 12:36

Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron, ku edhe e quan atë “një mik të çmuar të Shqipërisë”.

“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama, i cili ka publikuar edhe pamjet e pritjes.

Pak para vizitës në Tiranë, në një prononcim për mediat britanik Sekretari i Jashtëm, David Cameron thotë se partneriteti mes Shqipërisë dhe Britanisë po jep rezultat, sidomos në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Për vitin 2023, Cameron tha se ka rënë me 90% numri i anijeve me emigrantë Shqiptarë që tentojnë të kalojnë në Britani të Madhe.

“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023″, tha Cameron.

“Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona”, tha zyrtari i lartë britanik para nisjes në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbretëria e Bashkuar, plan ndërkombëtar për të luftuar imigracionin

Goditje e re ndaj bandave, Cameron vjen në Tiranë!