MENU
klinika

batuta e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë: Keni fituar më shumë zgjedhje se unë

Cameron për emigracionin: Partneritet i arrirë!

22.05.2024 - 13:10

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron në konferencë me kryeministrin Edi Rama vlerësoi lidershin shqiptar, duke thene se ka bërë një punë të mirë për atë se ku duhet të shkojë Shqipëria.

Mes batutave, Cameron iu drejtua kryeministrit shqiptar, duke i thënë se “ka fituar më shumë zgjedhje se ai”.

“Një nga ato arsyet që doja të vija ishte që të festonim suksesin tuaj. Shqipëria është një histori suksesi në aspektin ekonomik, sukses në NATO. Ju keni bërë një lidership të madh në Këshillin e Sigurimit dhe për këtë dua tju falënderoj, jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje sesa kam fituar unë, por dhe vazhdoni të jeni në detyre, por keni edhe një drejtim kaq të qartë për atë se ku duhet të arrijë Shqipëria”, tha zyrtari i lartë i Britanisë.

Cameron tha se Britania do mështesë gjyësorin dhe se bashku do te luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në lidhje me emigracionin, Cameron vlerësoi partneritetin me Shqipërin, duke thene se duhet te merret shembull edhe nga vendet e tjera te BE.

“Ajo që mund të them unë nga këndvështrimi britanik, është që kjo ka qenë është dhe do jetë një nga partneritetet më të frytshme. Eksportet janë rritur me 20%, kemi projekti shumë emocionuese, si psh hekurudha që ju shpjeguat.

Edhe për partneritetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Me kënaqësi ne po ndihmojmë modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që ju vazhdoni me reformat tuaja.

Sa i takon emigracionit ka qenë një partneritet i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për të tjerët. Sepse në të gjithë Evropën problemi i emigracionit të parregullt është një problem që haset. I kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm që është një ptoble4m që duhet ta përballoni ju”, tha Cameron.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN