MENU
klinika

“Problem mbrotjtja e familjarëve”

Dumani e pranon te ‘Ligjet’: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga krimi i organizuar

22.05.2024 - 17:19

Kreu i SPAK Altin Dumani pranoi se prokurorët janë kërcënuar nga krimi i organizuar.

Megjithatë, ai theksoi se prokurorët kanë mbrojtje por shqetësim mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre pasi ka një procedurë më të gjatë.

A janë kërcënuar prokurorët e SPAK?

“Po janë kërcënuar prokurorët e SPAK. Kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar është shqetësim që ne e kemi adresuar. Në fund të dhjetorit 2023 ndërmorëm disa hapa duke ndryshuar vendimin e KM që përmirësoi në mënyrë cilësore mbrojtjen e prokurorëve SPAK por ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve.

Ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve. Prokurorët janë të mbrojtur. Për familjarët është një procedurë e gjatë, duhet të kesh prova etj. Ne kemi konstatuar një vullnet pozitiv për të siguruar mbrojtjen për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme”, tha Dumani.