MENU
klinika

Droga kishte destinacion Shqipërinë

Kapen në Greqi 320 kg kokainë në kontejner me karkaleca që vinte nga Amerika Latine

23.05.2024 - 10:20

Gjithsej 320 kilogramë kokainë brenda dy kontejnerëve që transportonin karkaleca nga Amerika Latine janë gjetur nga oficerët e portit në portin e Pireut.

Sipas SKAI destinacioni final ishte Shqipëria, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Policia ka arrestuar, konkretisht një person nga Shqipëria i cili ishte i arratisur që prej vitit 2017. Ai ishte i përfshirë në një rast tjetër droge pasi u arrestua për prodhimin e pilulave kaptagon të cilat njihen si droga xhihadiste.