MENU
klinika

“Mbështesim integrimin e Shqipërisë”

Presidentja e Sllovenisë: Vendet e BE-së me dyer të hapura të pranojnë shtetet e reja

23.05.2024 - 12:53

Presidentja Natasa Pirc Musar, në një konferencë për shtyp me kreun e shtetit, Bajram Begaj, është shprehur se Sllovenia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidentja sllovene deklaroi se vendet e Bashkimit Europian duhet të kryejnë detyrat e tyre dhe të hapin dyert për të pranuar shtetet e reja.

“Ne do të mbështesim integrimin europian të vendeve të Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë.

Zgjedhje europiane janë të rëndësishme, me 9 qershor do të votojmë edhe në Slloveni.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se PE është institucioni i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejt nga ne, aty dëgjohet fjala jonë. Besoj se do të dimë të bëjmë ndarjen mes të mirës dhe të keqes.

Varet shumë nga vendet anëtare të BE se a do të kryejmë ne detyrën tonë dhe me dyer të hapura të pranojmë shtetet e reja.

Ky nuk është proces i lehtë. Vullneti për të hyrë në BE zvogëlohet, në Maqedoninë e Veriut shihet diçka e tillë, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kemi aq mençuri sa ta kryejmë këtë proces. Detyrat duhet të kryhen nga të dyja palët”, tha Natasa Pirc Musar.