MENU
klinika

"Dumanit duhet t’i bënin pyetje më profesionale"

“Kreu i SPAK paralajmëron Berishën”/ Eksperti i kriminalistikës zbardh prapaskenat

23.05.2024 - 13:59

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi duke iu referuar deklaratës së drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani për ish kryeministrin Sali Berisha, deklaroi se për këtë të fundit, është dhënë një vendim nga gjykata dhe ligji ka vepruar.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Rexhepi u shpreh se një nga shqetësimet që Dumani vuri në dukje të mërkurën gjatë raportimit të tij para deputetëve, ajo e përfshirjes së policisë me krimin, përbën një situatë ulëritëse.

Sipas Rexhepit, do duhej që përballë Dumant, të ishte një grup juristësh në mënyrë që atij t’i bënin pyetje më profesionale.

“Le ta linte në kuadrin e veprimit të ligjit. U shkel masa e sigurisë, për mendimin tim është gabim taktik i avokatëve. Strategjia e tyre, nuk e di si e kanë menduar. Ndoshta e ka zgjedhur Berishën si një nga politikanët më të fortë. Nuk dua të përfshihem nga akuzat. Në gjykimin tim, unë problemin e policisë, e kam ngritur më përpara, situata është ulëritëse. Zoti Dumani ka dy momente.

E para, duket sikur ai shfajësohet, se nuk kam mbështetjen e policisë. E dyta, është fjala për përfshirje në veprimtari kriminale, por më shumë se kujtdo, duhet t’ia thotë vetes. Në Kosovë u pastrua elita politike me gjykatën ndërkombëtare që e krijuan vetë, kam përshtypjen edhe këtu. M’u duk se një pjesë e mirë e deputetëve bënin pyetje jo profesionale. Zoti Dumani ka marrë ngarkesë të madhe. Duket se suporti amerikan, një varësi nga SHBA e ka, por është varësi e mirë. Duhet të kishte përballë një elitë juristësh. Ta ngrinin pak nivelin.

Zoti Dumani është në të drejtën e tij. Siguria absolute nuk i duhet dhënë shqiptarëve. Unë jam për qarkullimin e elitave. Për mendimin tim, votimi i diasporës do të shfaqë probleme”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’plotësojmë orekset mediatike, duhet të ketë prova!"

“Pse nuk goditet Rama”, kreu i SPAK replikon me Alibeajn

“Nuk i kemi duart e lidhura për t’i hetuar, por…”

A përbën imuniteti i deputetëve pengesë për SPAK? Përgjigjet Altin Dumani


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin