Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço duke folur për goditje e fuqishme të SPAK ndaj krimit, ngriti shqetësimin për sigurinë e kryeprokurorit Altin Dumani.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, ai tha se pas takimit me deputetët ishte nervoz dhe sipas Karamuços, para një jave kryeprokurori Dumani është ndjekur nga dy makina nga pas.
“Unë e pashë edhe dje edhe ishte pak i axhituar, nervoz, ka një trysni nuk e shfaq por e vuan shumë. Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa ku kanë dashur ta fotografoni se ku po shkonte.
Atij i është dashur që të lërë një makinë jashtë edhe me të blinduarën është futur brenda. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri e shihet me lupë çdo ditë”, u shpreh Karamuço.