Kryeministri Edi Rama ka ‘sfiduar’ banorët e Himarës, ndërsa theksoi se ua di gjithsecilit problemet e pronave. Duke iu referuar prejardhjes, pasi nëna e tij është nga Vunoi, Rama tha se asnjëherë nuk i ka kërkuar pronat që i takojnë, ndërsa shtoi se di çdo histori për këto çështje.
Mes të tjerash ai vlerësoi banorët e Himarës, se janë ‘njësha në politikë, madje globale’.
“Pronat e Himarës, janë prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu dhe jo në Hënë. (Ndërhyn dikush) Flasim me radhë. Ka probleme të regjistrimit dhe konflikte mes banorve dhe anëtarëve të një familje dhe kjo e shkakton atë gjë. Ndaj shpesh herë këtu shiten pronat nga 2 ose më shumë herë. Flas me fakte, jo me fantazi. E njoh kaq mirë. Secili nga ju njeh pjesën e tij, unë pjesën e të gjithëve. Me radhë (Ka ndërhyrje nga banorët). Po ta përsëris, pretendimet e brendshme janë pa fund këtu, ‘e ke ti apo unë’. Kjo për shkak të mungesës së regjistrimit. Në mënyrë të përsëritur e kemi bërë thirrje për regjistrime për aplikim. Edhe këto 437 dokumente, certifikata që kemi këtu sot, plus dhe disa të tjera që janë gati, por nuk janë këtu, janë 4 mijë për t’u bërë. Janë bërë me shtytje, me hosten, falë mbështetjes së prefektit që ia kam kërkuar që ditën e parë. I kam thënë; do të jesh prefekt i Vlorës, por do të kesh si detyrë që të japësh certifikatat e pronësisë banorëve të Himarës. Duhen bërë letrat siç duhet që nesër mos t’i kontestojë dikush. E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje. TË nipave dhe mbesave të kushërinjve, të krushqve dhe të të gjithëve. I di mirë. Ti ndajmë gjërat, ca është e jotja, është e jotja dhe e krushkut i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem më Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plotë. Himariotët janë himariotë, dhe pikë. Secili i di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë as shqiptarët, as në veri as ju dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve sua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njisha, politikë jo lokale, por globale.”, tha Rama.
SONDAZH