Një këngë e re, e cila përfaqëson identitetin tonë kombëtar, do të mund t’i shoqërojë djemtë e Kombëtares në rrugëtimin e tyre në Euro 2024. “Albania” do të këndohet nga djemtë dhe tifozët në stadiumet e Gjermanisë, gjatë ndjeshjeve që i presin.
Përmes një postimi në Instagram nga llogaria e kombëtares shqiptare, shkruhet se krenaria kombëtare vjen tanimë me nota muzikore.
“Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore! FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T”.
Më tej, në postim shkruhet:
“Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment, përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik dhe të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!”.