MENU
klinika

Media franceze ‘Grazia’

Shqipëria, destinacioni më i kërkuar nga pushuesit në 2024-n

25.05.2024 - 10:37

Shqipëria, është një destinacion i ri që ka mahnitur çdo turist të huaj, por që mbetet ende shumë pak e njohur për publikun e gjerë. Zbuloni këtë vend të mbushur me xhevahire natyrore dhe arkitekturore, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen franceze “Grazia”.

Në Shqipëri, ka diçka për të gjithë, madje edhe për aventurierët që dëshirojnë të zbulojnë horizonte të reja, më pak të njohura, por po aq luksoze.

Shqipëria është një nga destinacionet që mbetet ende e paprekur nga turizmi masiv.

Vendi evropian tërheq me hijeshinë e tij nga një e kaluar historike ende e dukshme në arkitekturë.

Pse Shqipëria është një nga destinacionet në trend në Evropë?

Për të zbuluar vendin duhet të ndalesh në Ballkan dhe më saktë në Shqipëri!

Vendi ballkanik është konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve dhe turistët e huaj si “Maldivet e Evropës”.

Ky vend i bukur ofron plazhe mahnitëse me rërë dhe ujëra blu bruz.

Përveç pamjes së saj qiellore, Shqipëria është gjithashtu një alternativë më e lirë, por po aq e bukur sa Sardenja në Itali apo destinacionet e tjera të njohura italiane.

Çmimi i jetesës është një nga arsyet që i tërheq vizitorët që synojnë oferta të mira për të shijuar pushimet.

Në vendin ballkanik, gjejmë rrënoja që datojnë nga periudha e lashtë greke dhe romake, si dhe peizazhe ku dominon natyra e gjelbër.

Qytetet më të bukura të Shqipërisë për t’u vizituar

Gjirokastra

Për sa i përket kostos, Gjirokastra është një nga qytetet më të lira në Evropë, i konsideruar edhe si qyteti më i bukur në Shqipëri.

E vendosur në jug të vendit, ky qytet shtrihet në lartësitë e Malit të Gjerë.

Arkitektura e saj dallohet për bukurinë e shtëpive tipike ballkanike.

Kjo është edhe një nga arsyet që lejoi përfshirjen e saj në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005.

Qyteti ka shumë vende që duhen zbuluar, si Shtëpia e Zekatëve, si dhe disa muze që rrëfejnë të kaluarën e lavdishme të qytetit.

Ky qytet me ndërtesa historike ofron gjithashtu vizita në shumë ndërtesa të vjetra fetare si një xhami e vjetër që daton nga koha e Perandorisë Osmane, disa kisha të vjetra si dhe një Kishë Bazilike e madhe që ndodhet jo shumë larg qytetit dhe një kështjellë që daton nga shekulli i XIII.

Në Gjirokastër, gastronomia është veçanërisht e bollshme. Ajo është ndikuar nga trashëgimia osmane e vendit, por e përbërë edhe nga specialitetet vendase.

Tirana

Tirana është një qytet mbresëlënës shqiptar.

Për ta zbuluar më mirë, rekomandohet të bëni një shëtitje në Malin e Gamtit në verilindje të Tiranës, ku mund të admironi pamjet panoramike të liqenit të Bovillës.

Ky qytet ka një nga trashëgimitë më të pasura artistike dhe kulturore, ndaj dhe ekskursionet janë të shumta dhe të larmishme.

Saranda

Në këtë qytet të mrekullueshëm bregdetar shqiptar, mund të shijoni mbi të gjitha diellin dhe detin, por mund të zbuloni edhe historinë e lashtë të qytetit bregdetar.

Në të vërtetë, Saranda është e mbushur me elemente historike, duke përfshirë rrënojat e lashta, muzetë dhe madje edhe një kështjellë që daton nga shekulli i XVI.

Megjithatë, Saranda është edhe vendi ideal për pushime ku ndërthuren relaksi, festat e vogla dhe kënaqësitë e jetës.

Prandaj, ky qytet bregdetar është destinacioni i përsosur nëse vërtet dëshironi të harroni shqetësimet e jetës së përditshme. ATSH

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”