Arbana Osmani di si ta kthejë të gjithë vëmendjen te vetja. U deshën vetëm 3 postime, një ku ajo tregonte se po xhironte me më të mirët
Një tjetër me publik live;
Edheee një tjetër me një ‘skaletë’ dhe kaq mjaftoi që të bëhej nami.
Menjëherë u pretendua se Arbana do të rikthehej në ekran, madje do të ishte pjesë e TV Klan. Fillimisht, u supozua se programi do të ishte “Love Island”, nisur nga ngjashmëria e sallës.
Megjithatë, vetë Arbana vendosi t’i japë fund agonisë së rrjetit dhe të na tregojë se për çfarë bëhet fjalë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana rikujtoi intervistat e Eduartit, i cili thoshte se ajo ishte aktore shumë e dobët. Tanimë, ajo do të marrë pjesë në filmin më të ri të regjisorit, “The Passport”.
“E mbani mend kur dilte nëpër intervista e fliste sa aktore e dobët isha dhe se nuk do më merrte më kurrë në film? Urdhëro”, shkroi Arbana, duke na thënë se ndoshta Eduarti ka ndërruar mendje! S’e dimë si ka shkuar puna, por mund të themi se një Dem fiton gjithmonë.
Arbana ka qenë aktore edhe në filmin “Sofia”, me regji të Eduart Grishajt.
“Nuk ishte e lehtë fare të punoje me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim, ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”, tha ai asokohe, duke shtuar se Arbana është kritikja më e madhe e tij dhe sërish, si një Dem i vërtetë, ajo e di që kritika, në fakt, është motivim.