Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për gazetën greke “Te nea” tha se rruga e Maqedonisë së Veriut kalon nga Greqia.
Sipas tij, rruga e Maqedonisë së Veriut mund të mbyllet nëse nuk respektohet marrëveshja e arritur, shkruan Telegraf.
“Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë i përgatitur të shkëputet. Dhe nëse nuk respektohet marrëveshja, duhet ta dinë se do të kenë rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë që kalon nga Greqia dhe respektim i të drejtës ndërkombëtare”, tha Mitsotakis.
Kujtojmë së në Maqedoninë e Veriut pritet të formohet Qeveria e re e cila nuk ka mbështetur Marrëveshjen e Prespës, ndërsa presidentja e sapo zgjedhur, në betimin e saj si presidente, nuk e tha emrin e Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedoni.