Takimi i kryeministrit Rama me emigrantët në Itali nisi me një dokumentar ku u treguan të gjitha vështirësitë, që populli ynë ka kaluar.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se “shqiptarët në Itali janë pararoja e bashkimit me Evropën.
“Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të Evropës së sotme jeni krenaria për bashkimin e Shqipërisë me Evropën”, tha Rama.
Rama: Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Evropën. Ju jo politika, jo media, as biznesi, jeni përbashkuesit më kryesore të dy brigjeve të Adriatikut. Ju jeni fuqia më e madhe e Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re. Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të Evropës së sotme jeni krenaria për bashkimin e Shqipërisë me Evropën.