MENU
klinika

Rama: Do mbetet njollë turpi në historinë e Evropës demokratike

“Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi”

26.05.2024 - 13:44

Gjatë fjalimit të tij në Romë, Rama bëri një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen.

Italianët u sollën si askush tjetër u hapën rrugën shqiptarëve, tha Rama, nuk u ndryshuan as emrat, tha ai, sic ndodhi në Greqi, duke e quajtur një turp për historinë e Evropës demorkatike.

“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse e ‘E stato albanese’ por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme”, tha kreu i qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Evropa të bashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës”

Mesazhi Ramës për BE: U desh shfaqja e carizmit rus, që të kuptojnë se…

“Kush nuk e kujton damkën ‘e stato un albanese’”

Rama: Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran kur ikën dritat dhe…