26.05.2024 - 20:04
Ish-tekniku i njohur, Sven Goran Eriksson dha mendimin e tij për Europianin, në një intervistë të dhënë për ”La Repubblica”.
“Anglia së bashku me Francën janë favoritët sipas meje, pasi i shoh shumë të fortë. Më pëlqejnë gjithashtu Spanja dhe Gjermania, kjo e fundit edhe pse luan në shtëpi. Uroj që Italia të ecë sa më shumë, por sinqerisht nuk mendoj se mund të shpallet kampione,” tha ai.