MENU
klinika

Shkak mungesa e avokatëve

Fredi Beleri në Apel, shtyhet seanca

27.05.2024 - 10:57

Shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin. Gjykata e Posaçme e dënoi me 2 vite e 6 muaj burg për shitblerje votash

Seanca e parashikuar për tu zhvilluar ditën e sotme nuk është zhvilluar. Seanca është shtyrë për shkak se avokati i Belerit nuk është paraqitur në seancë me argumentin se nuk është njoftuar.

Gazetari Ermal Vija tha për “ABC News” se avokatët e zgjedhur të Fredi Belerit nuk janë paraqitur dhe se seanca e radhës do të mbahet më 7 qershor, ora 10:00.