MENU
klinika

U sekuestruan 10 armë zjarri

Trafikonin armë në drejtim të Shqipërisë, Gjykata e Tiranës lë në burg 4 shtetasit nga Kosova

27.05.2024 - 13:04

Gjykata e Tiranës lë në burg 4 shtetasit nga Kosova, të cilët ishin arrestuar për trafik armësh nga Kosova dhe Serbia në drejtim të Shqipërisë. Gjykata vendosi masën shtrënguese për Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.

Gjatë operacionit për goditjen e këtij aktiviteti u sekuestruan 10 armë zjarri, teksa personat e përfshirë u kapën në vendparkimin e një terminali autobusësh, në Lundër.

Blerim Krasniqi dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin Edonis Thaçi një çantë, brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Më pas, Krasniqi në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Edonis Thaçi së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, do të njoftonte policia.