MENU
klinika

Nga Mero Baze

Opozita që refuzon të vetmen opozitë të besueshme të qeverisë

27.05.2024 - 20:12

I kuptoj qëndrimet politike të grupeve opozitare kundër Rezolutës së shumicës në pushtet për një reformë të re antikorrupsion në vend. Ju duket pak e rënd që qeveria e cila është më e akuzuara se palët e tjera për korrupsion të marrë iniciativën për këtë reformë. Në këtë aspekt mirëkuptohet abstenimi apo dhe vota kundër rezolutës.

Por problemi është pak më i thellë, tek programi që ofron rezoluta.

Duket qartë se bëhet fjalë për një iniciativë parlamentare gjithëpërfshirëse, me një plan veprimi që ka miratimin e SHBA dhe BE. Në një farë mënyre kërkohet një fuqizim i traditës që ka krijuar tashmë SPAK në Shqipëri.

Dy janë arsyet e besueshme pse “foltorja” nuk mund ta mbështes këtë reformë. E para është që kjo reformë vazhdon fuqizon rolin e SPAK dhe e dyta që këtë reformë mund ta mbështes SHBA dhe BE.

Të dyja janë kundër mendësisë së ”Foltores” e cila nga një anë ka premtuar shkrirjen e SPKA dhe nga ana tjetër i ka shpall luftë ndërhyrjes perëndimit në punët tan në emër të sovranitetit.

Kështu si është katandisur opozita në Shqipëri, ku shumica është armike e drejtësisë, ka vetëm një shpresë që kjo qeveri dikur të rrëzohet. Shpresa është që SPAK të vazhdoj të bëj masakër mbi çdo të akuzuar nga qeveria dhe të kthehet siç në fakt është aktualisht si i vetmi luftëtar serioz kundër qeverisë.

Çdo individ apo grip opozitar që dëshiron rrëzimin e qeverisë dikur , duhet ti bashkohet opozitës më të madhe në vend . Dhe kjo opozitë nuk është Berisha me Metën por SPAK-u. Vetëm duke mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re, opozita mund të fitoj besueshmëri dhe të rreshtohet në anën e drejt të historisë.

Për ironi të fatit të tyre, në anën e SPAK rreshtohet Edi Rama dhe qeveria që janë viktimat më të mëdha të tij, dhe këta krijojnë perceptimin se janë në gjendje të korrigjojnë vetveten përmes drejtësisë.

Madje në vend tu vij zor nga ky kontrast, ja përmendnin sot në Kuvend Edi Ramës si të metë të madhe që mbështet SPAK dhe antikorrupsionin, ndërkohë që akuzohet qeveria e tij për korrupsion. Po ky është gjithë problemi.

Opozita kështu siç është nuk bëhet dot kurrë shumicë pa SPAK, madje pa mbështetje të hapur dhe pa rezerva ndaj tij .

Nëse nuk e bën këtë ajo humbe aleatin e saj kryesor në këtë betejë e cila nuk është më betejë ideologjike mes të majtës dhe të djathtës, por betejë politike, mes një shumice që qeverisë dhe pranon të gjykohet dhe një pakice që rri rrugëve dhe shpall armik të saj armikun më të madh të qeverisë, vetëm për shkak të Sali Berishës. Atëherë mjafton vetëm ky shkak që ata të vdesin në opozitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN