MENU
klinika

Skema për shlyerjen e detyrimeve të papaguara

Çfarë pritet të ndodhë nga OSHEE me mbi 1 mijë abonentë

27.05.2024 - 21:01

OSHEE bëri të ditur të hënën se 1628 abonentë kanë përfituar nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj OSHEE, të cilat kanë nisur zbatimin prej datës 3 prill, sipas njoftimit për shtyp, janë mirëpritur nga qytetarët që duan të paguajnë me këste lehtësuese mujore.

Deri në datën 25 maj, përfitues të këtyre skemave janë 1628 klientë, prej të cilëve, 795 klientë familjarë kanë paguar me një këst të vetëm detyrimin e prapambetur deri në 31 dhjetor 2022.

“OSHEE fton qytetarët të bëhen pjesë e skemave të aktmarrëveshjeve duke përfituar reduktim të kamatëvonesave, nëse shlyejnë detyrimet me një këst të vetëm.”, thuhet në njoftim.

Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Ndërsa kategoria klientë jo familjarë – biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!