MENU
klinika

Dyshohet se është vetëvrarë

Gjendet një 46-vjeçar i pajetë në Pogradec

28.05.2024 - 10:23

Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët para banesës së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit.

Dyshohet se 46-vjeçari me iniciale S. O., është vetëvrarë dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas deklarimit të familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Pogradec/Informacion paraprak: Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.