Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ksenofon Bodon, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal të baronit të drogës Gëzim Çela.
Ai kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, por togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e tij duke e lënë në burg.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 28.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.05.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personit nën hetim K.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 46, datë 29.04.2024, verifikuar me vendimin nr. 48, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Ksenofon Bodo, Alket Deda dhe Selami Lushkaj janë arrestuar më 1 Maj si pjesë e grupit kriminal të baronit të drogës Gëzim Çela. Emrat e tyre kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka. Mësohet se ata kanë bashkëpunuar me Arben Dalipaj, i cili është i shpallur në kërkim.
Gjithashtu janë dokumentuar disa raste të trafikimit të droges Itali, Turqi, Kosovë dhe Greqi
Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.
Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregëtare.