MENU
klinika

Rikthim në politikën aktive?

Spartak Ngjela ‘thumbon’ kundërshtarët: I solla në pushtet dhe u bashkuan kundër meje

28.05.2024 - 14:17

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me ofertat e duhura për rikthimin e tij në politikën aktive.

Ngjela u shpreh se rikthimi i tij në politikë do të varej nga oferta, por nuk la pa “thumbuar” edhe ata të cilët i solli në pushtet dhe që u bashkuan kundër tij.

“Eksperienca vjen nga dështimi, jo nga suksesi. Pasi ke dështuar, nxjerr eksperiencën që ‘këtë nuk mund ta bëj’. Eksperienca ime është që këta më tradhtuan, i kam sjellë në pushtet dhe janë bashkuar kundër meje. Pse do luftoj kot? Nuk e di pse ndodh. Unë nuk dua të fyej njeri, por që kur Frojdi analizoi në mënyrë të shkëlqyer kontekstin e inferioritetit, ai është universal dhe nuk e ndalon se nuk është koshient. Inferiori të godet. Duhet ta durojmë kompleksin e inferioritetit te tjetri sapo ta dallosh. Duhet ta durosh nëse s’do të prishësh marrëdhëniet”, u shpreh avokati.

Pyetur mbi martesat e personave të së njëtës gjini, avokati shtjelloi gjerësish mendimin e tij. Ngjela u shpreh se para kristianizmit kjo gjë ka qenë e ligjshme, por feja, sikurse thekson ai, e ndaloi.

“Ka qenë. Para se të vinte kristianizmi ka qenë gjë e ligjshme. Kristianizmi e ndaloi, feja. Sepse donte të krijonte familjen e shenjtë. Deri diku e ndaloi.

Meqë qytetërimi modern lindi me kristianizmin, kristianizmi e ndaloi. Bëri mirë, apo keq, s’ka ardhur kohë që të studiohet në funksion të mendjes. Por, psikanaliza modern e ka goditur, dhe ka thënë që gjithë komplekset kanë ardhur si pasojë e këtij fakti. Që duke dashur të krijosh familjen e shenjtë, ke krijuar inkoshientin.

Nuk ka qenë inkoshienti i sotshëm as në Romë as në Athinë. Çfarë ka ndodhur? Janë ndarë dhe nuk ka dalë një mendim i saktë.

Ne do i qëndrojmë moralit momental që një çift i martuar është moral i nivelit të lartë.

Homoseksualizmi është devijim sepse vjen nga morali i feve. Kohët modern e shkelën., E lejoi ligji se ka qenë e ndaluar me ligj. Nuk e ka lejuar ligji. Por ligji u zbut dhe dëshirat seksuale janë lënë të lira. Por homoseksualizmi është devijim në kuptimin e kënaqësisë, por është gjenetik.

Mund edhe të jetë e lindur edhe e krijuar”, përfundoi avokat Ngjela.