MENU
klinika

EMRAT

Lezhë, 118 vjet burg për grupin e vrasësve me pagesë

29.05.2024 - 10:17

Një grup vrasësish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm janë dënuar nga Gjykate e Lezhës me 118 vite burg për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.

Sipas dosjes hetimore Ilir Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka.

Të tre personat janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij. Ndërsa në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur.

Ndërsa i pandehuri tjetër Shpëtim Kraja akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj.

Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 28 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjinit. Hetimet ne lidhje me rastin nisen dy vite më parë nga prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ne bashkëpunim me prokurorin e Kurbinit Bardhyl Shehu.

Dënimet e shqiptuara nga Gjykata e Lezhës: 

Ilirjan Feçi 30 vite burgim

Ibrahim Difaj 25 vite burgim

Robert Laçi 28 vite burgim

Shpëtim Kraja 35 vite burgim