MENU
klinika

“Gërdeci”

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për Fatmir Mediun

29.05.2024 - 10:32

Gjykata e Posaçme shtyu për në 12 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy prokurorëve, pasi të dy ishin në një angazhim jashtë vendit.

Të pranishëm në seancën, ku do të debatohej mbi provat e prokurorisë ishin edhe 5 ekspertët që kanë përgatitur aktin ekonomiko-financiar.

Ndonëse seanca nuk është zhvilluar normalisht, ekspertët kanë replikuar me gjykatën, duke u thënë se i kanë thirrur kot, pasi qëndrimin e tyre e kanë dhënë në aktin e 16 viteve më parë.