MENU
klinika

“Wolfs”

Brad Pitt dhe George Clooney ribashkohen në një film

29.05.2024 - 10:56

Traileri i filmit më të ri “Wolfs” i zhanrit aksion dhe i realizuar nga Columbia Pictures dhe Apple Original Films ka zbuluar ribashkimin e dy aktorëve të famshëm pas 16 vitesh në një film. Brad dhe George kanë qenë bashkë në sheshxhirimin e filmit “Burn after reading” në vitin 2008, ndërsa këtë herë shfaqen në një udhëtim me makinë së bashku, në ndjekje të disa ngjarjeve të tensionuara.

Filmi është shfaqur për herë të parë ditën e djeshme, ndërsa një trailer i ri i “Wolfs” pritet të publikohet edhe sot.

George i ulur në timonin e makinës duket i bezdisur nga prania e bashkudhëtarit të tij. Ndërsa Brad Pitt hap kroskotin, Clooney i nervozuar ia mbyll menjëherë. Gjatë gjithë xhiros, janë fshirëset e xhamit të përparmë të makinës që lëvizin me vështirësi dhe bëjnë një zhurmë të çuditshme.

Çfarë subjekti ka në fokus ky film?

“Wolfs” është shkruar dhe realizuar nga regjispori i “Spider-Man”, Jon Watts dhe tregon historinë e dy njerëzve të fiksuar pas mbulimit të një krimi të profilit të lartë, sipas revistës GQ.

Në film interpretojnë gjithashtu Amy Ryan, Austin Abrams dhe Poorna Jagannathan.

Kur do të dalë ‘Wolfs’?

Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 20 shtator të këtij viti.

Brad Pitt dhe George Clooney ribashkohen në një film pas 16 vitesh

FOTO: JASON LAVERIS / FILMMAGIC

A do t’i shohim Clooney dhe Pitt në ndonjë film tjetër?

Në një intervistë gjatë vitit të kaluar, aktori Clooney i tha “Deadline” se ai dhe Brad Pitt ishin duke punuar për xhirimet e një filmi fantastik. “Është një film i mrekullueshëm dhe është kënaqësi të punosh përsëri me Brad,” tha Clooney asokohe.

Pitt dhe Clooney janë shfaqur së bashku në ekran disa herë gjatë karrierës së tyre artistike. Përveç filmit “Burn before the reading” të vitit 2008, dyshja luajtën bashkë edhe në filmin “Ocean’s Eleven”.