MENU
klinika

Vetëvrasja e gruas me 3 fëmijët

Erdgys Arrazi del i qeshur para gjykatës

30.05.2024 - 11:35

Ditën e sotme po mbahet në Gjykatën e Apelit seanca për Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, nisi këtë mëngjes.

Procesi drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Erdgys Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe është i pranishëm në seancë së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që janë të pranishëm janë edhe familjarë të tij.

39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit.

39-vjeçarja u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët mbrëmjen e 2 Majit.

Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”