Debat dhe replika në Kuvend mes ministres Elisa Spiropali dhe Lulzim Bashës. Deputetja socialiste u shpreh se PS i ka çliruar “duart” SPAK për të hequr edhe imunitetet kur duhet, pasi Basha i kërkoi që të votojnë vettingun për politikanët.
“Vettingu në politikë po bëhet nga SPAK sepse SPAK heton politikanët, është pikërisht SPAK që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politikë, pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet.
Për të hetuar për të çuar në gjykatë dhe për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën, e siç nuk ndodhet asnjëherë kur ju ishit kaluar dhe pak më i ri se sot”, tha Spiropali.
Replika:
Basha: Teatri që shihni në këtë sallë bëhet për një arsye, askush nuk i kthen dot përgjigje pyetjes sonë, kërkohet një komision, sikur nuk mjaftojnë 8. Të vetme akte të deputetëve në kuvend për korrupsionin, janë varrosur në sirtarin e pluhurosur të kësaj shumice, të zhytur në aferat e ministrave të vetë në ndjekje penale, në qeli. Sot sillni një propozim për një komitet apo komision, që krijohet kur do të varrosur një ide të mirë. Prej më shumë se një muaji janë propozuar amendamentet e PD për të ndihmuar financiarisht SPAK. Pse nuk e sillni të paktën për propozim. Çfarë ju pengon të shihni propozimin për heqjen e imunitetit të deputetëve, prpozimin për listat e hapura, votën e diasporës, votimin elektronik. Janë skaduar afatet muaj pas muaji që të bëni një tjetër batërdi elektorale. Refuzimi për të sjellë ligjin për vetting-un e politikave dhe heqjen e imunitetit të deputetëve, janë shprehje e qartë e mungesës së vullnetin për të luftuar korrupsionin. Edhe ky Komision nuk është gjë tjetër veçse një gjethe fiku për të fshirë të vërtetën.
Spiropali: Do ta bëjmë një komision që përfshin jo vetëm diskutime, por do ta ngremë në nivelin e një komisioni që do krijojë një plan kombëtar, jo vetëm kundër korrupsionit, por edhe për qeverisjen e mirë. Ju Basha thoni që mbështesni reformën në drejtësi, por kur ishit në krye të kësaj partie, braktisët zgjedhjet dhe Kuvendin, për të mos votuar ligjet që vinin nga reforma në drejtësi. Kur ishit në kalë, ju keni shpëtuar me procedurë nga hetimet dhe gjykimet. Ju ishit dakord me babain tuaj politik.
Basha: Meqë pranuat që jeni ju që nuk i fusni në procedurë, sepse nuk doni, të paktën t’u thoni shqiptarëve që duam një komitet koti për të justifikuar mosvotimin e propozimeve të PD. Pse nuk i votoni, janë 3 propozime konkrete. Sado të futesh në histori dhe arkeologji, ke borxh t’u thuash shqiptarëve që nuk do t’i votosh.