MENU
klinika

Përplasje në Kuvend

Alizoti kërkon 1 minutë heshtje për krimet e komunizmit, Balla: Po tallesh me viktimat

30.05.2024 - 13:21

Në Kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e Komunizmit. Deputeti Tomorr Alizoti, pasi mbaroi fjalën e tij lidhur me këtë raport, kërkoi një minutë heshtje për viktimat e komunizmit të cilët ende nuk dihet se ku janë trupat dhe janë pa varre.

Ministri Taulant Balla tha se një gjë e tillë është e tallje me viktimat.

Alizoti: Një minutë heshtje për ata që janë pa varre sepse i vrau komunizmi, pasi kjo gjë duhet të ndodhë kur në sallën e Kuvendit të jenë të gjithë deputët.

Balla: Kuvendi ka një Rregullore të miratuar me konsensus të plotë.
Kërketa për minutë heshtjeje është komenti më solemn i kësaj salle. Ta nisësh fjalën me ankesën se nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh me mungesën e seriozitetin e në fund të kërkosh një minutë heshtjeje është tallja më e madhe që mund t’i bësh atyre për të cilët kjo sallë duhet të ketë plot me 140 vetë të çuar të gjithë në këmbë në himnin e flamurit e duhet të mbajnë minutin e heshtjes që duhet të jetë 60 sekonda.