MENU
klinika

“Autorët të ndëshkohen”

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, reagon Gledis Nano: Ngjarje e rëndë

30.05.2024 - 14:58

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ditën e djeshme.

Nano, i cili i referohet atij si profesor dhe koleg, dënon aktin dhe bën thirrje që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë.

“Nuk mund të mos reagoj për ngjarjen e rëndë të kolegut dhe profesorit tim Sokol Mëngjesi.

Është e domosdoshme të dënohen akte të tilla dhune ndaj individëve që thjesht kryejnë detyrat e tyre profesionale.

Sulmi ndaj avokatit nuk është thjesht një sulm ndaj tij si individ, por një sulm ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Është thelbësore që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë për autorët.

I bashkohem mbështetjes për Sokolin, të riafirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Shërim të shpejtë Prof. Sokoli!”, shkruan Gledis Nano.

Sokol Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Policisë shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç., tre prej të cilëve janë ende në kërkim.