Dallgët e forta të liqenit të Pogradecit kanë nxjerrë në breg trupin e peshkatarit Gëzim Seitllari, i cili ishte i humbur për 5 ditë me rradhë nga data 31 dhjetor.
Ndonëse polumbarët vijuan kërkimet e tyre për 5 ditë rresht, ata mundën të genin vetë mjetet e tij të peshkimit dhe barkën, teksa trupi i peshkatarit është shfaqur ditën e sotme i pajetë në breg.
Ndërkohë, polumbarët nuk mundën që të vijonin kërkimet sot për shkak të temperaturave të ulëta. Që prej datës 31 dhjetor Gëzim Seitllari rezultonte i humbur në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Si rezultat i motit të keq data 3 dhe 4 janar nuk bëri të mundur kërkimin e trupit pasi për polumbarët ishte e papërballueshme zhytja në liqen.
Kanë qenë pikërisht familjarët ata që dëshpërimisht dolën në këto ujëra me varkat e tyre në bregun e liqenit, ndërsa trupi i tij u gjet sot.