MENU
klinika

"Bizneset me qira paguajnë për kurset falas"

Shkollat digjitale te Piramida e Tiranës, Veliaj: Synojmë 20 mijë fëmijë në vit!

30.05.2024 - 17:23

Shkollat digjitalë te Piramida e Tiranës synojnë që t’u japin mësim 20 mijë fëmijëve në vit. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Veliaj sqaroi se vetëm 14% e ambienteve të Piramidës janë dhënë me qira për bizneset, me ofertën më të lartë, të ardhurat e të cilave shkojnë për të ofruar bursa falas për fëmijët që marrin kurse digjitale.

“Jetojmë në një vend me lajme të rreme dhe më në fund, pashë që ishte arrestuar një nga këta që vinte gjoba duke sajuar lajme. Por, një nga lajmet e rreme së fundi ishte se Piramida është dhënë e gjitha me qira. Si metra katrorë, me qira janë dhënë vetëm 14% e ambienteve të Piramidës, kurse 86% janë në përdorim publik. Me këto 14% paguhen që fëmijët e Tiranës, të majtë dhe të djathtë, t’i marrin falas kurset digjitalë sepse vetë kursi kushton 150 euro. Që t’i kenë falas kurset, kemi dhënë me qira 14% të ambienteve, me çmimin më të lartë sot në treg. Nuk i kemi falur, përkundrazi ia kemi dhënë ofertuesit më të lartë, dhe me ato para po paguhen bursat e fëmijëve. Kjo për të sqaruar ata që kanë shqetësim kafet dhe shërbimet. Njerëzit duhet të shkojnë edhe në tualet, duhet të pijnë edhe një kafe, do konsumojnë edhe një gotë ujë. Raporti më duket jashtëzakonisht i favorshëm, dhe financat jashtëzakonisht të favorshme për fëmijët që i kanë kurset falas. Ne kemi 1600 fëmijë në muaj që mësojnë te Piramida. Në qoftë se vazhdojmë me këto ritme, do të kemi 20 mijë fëmijë në vit. Të kesh 20 mijë fëmijë në vit në një qytet që mësojnë punët digjitale, unë besoj se është një nga punët më të mira që kemi bërë”, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur te projektet e radhës që pritet të zbatohen te Piramida, Veliaj tha se janë marrë dy angazhime të reja me Fondin Shqiptaro-Amerikan në dy grupmosha të caktuara. “Dy angazhimet janë që Qendra TUMO do të mësojnë fëmijët nga mosha 12-18 vjeç. Nga mosha 18-22 vjeç do të bashkëpunojmë me “Ecole 42”, që është “Shkolla 42” e Francës, për trajnim dhe edukim më të avancuar digjital. Për moshën mbi 22 vjeç, që le të themi që futet edhe historia e Start Up-eve, atyre që krijojnë një biznes, do të bashkëpunojmë me “Plug & Play” nga San Francisco”, tha kryebashkiaku.

Ndërkaq gjatë mbledhjes Veliaj fol ipër vendimet që miratohen sot. Ai tha se zona e lirë ekonomike e Tiranës është një projekt që ka filluar, tashmë e kemi marrë licencën nga Qeveria. Që tani sipas kryebashkiakut Veliaj ka një interesim nga kompani gjermane, izraelite, japoneze.

“Kemi disa vendime të natyrës sociale, nuk meritojnë shumë sqarime. Zona e lirë ekonomike është një projekt që ka filluar, kemi marrë licencë nga qeveria, kemi bërë regjistrimin në fazën e parë. Mbi Kashar shumë pranë impiantit të ujërave të zeza ka filluar përgatitja e të gjithë lotëve ku do jenë kompanitë e reja. Kemi filluar dhe një fushatë promovimi edhe në Gjermani…Interesimi i kompanive gjermane, izraelite, japoneze është bërë thuajse me listë pritje për tu futur te zona e lirë ekonomike. Tani kemi marrë licencë, kemi filluar investimin në terren. Kemi interes të shprehur nga shumë kompani por bëhet fjalë për teknologji të reja.Në këtë fazë ne na duhet të krijojmë një agjenci të bashkisë Tiranë që t’u bjerë pas këtyre punëve dhe detyrave të tjera që lindin nga marrja e kësaj licence”, shtoi Veliaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cili sektor kryeson dhe si po ndahen fitimet?

Kush janë 10 kompanitë me fitimet më të larta në vend?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin