Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Mursin të qytetit të Sarandës.
Një makinë tip “Mercedez Benz” e drejtuar nga një 21 vjeçar ka dal nga rruga dhe ka goditur tre këmbësorë.
Sipas informacioneve paraprake nga ky aksident ka ndërruar jetë një 35 vjeçare me inicialet L.B, ndërkohë që dy shtetas të tjerë kanë mbetur të dëmtuar. Policia raporton se po kryhen hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut.
Informacion paraprak
Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë shtetësia L.B, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.