Shtyhet takimi i kryeministrit Rama me emigrantët në Londër, i cili ishte parashikuar këtë të diel më 2 qershor.
Mësohet se shkak për shtyrjen e takimit janë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.
Tubimi i Ramës në Londër do të mbahet më 9 qershor.
Kujtojmë që kryeministri Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare. Takimi i parë u mbajt në Athinë, më pas në Milano dhe do të mbyllet në Gjermani.
Ai e nisi më 12 maj ndërsa më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë.
Ndërsa më datë 16 qershor është parashikuar edhe takimi i fundit, me shqiptarët në Dyseldorf në Gjermani.