MENU
klinika

Takimi me Kurtin

Erdogan: Zbutja e tensioneve Kosovë-Serbi, zhvillim pozitiv!

31.05.2024 - 19:34

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka diskutuar të premten për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera me kryeministrin Albin Kurti në kompleksin presidencial në Ankara, tha Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë.

Në pritjen, e cila zgjati 1 orë e 50 minuta, ishin të pranishëm edhe nënpresidenti Cevdet Yilmaz dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yashar Gyler.

Siç njofton zyra për informim e Presidencës turke, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Kosovë, konflikti Izrael-Hamas, si dhe problemet rajonale dhe globale.

“Gjatë takimit, presidenti Erdogan theksoi rëndësinë e rritjes së vëllimit tregtar mes Turqisë dhe Kosovës, me synimin që të kalojë 1 miliard dollarë, e cila aktualisht është në rreth 750 milionë dollarë.

Ai gjithashtu theksoi potencialin për rritje shtesë në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Presidenti turk shprehu përkushtimin e Turqisë për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.

“Ai po ashtu përmendi se Kosova pritet të ndërmarrë veprime, veçanërisht në fushën e kundër-terrorizmit. Ai vuri në dukje se zbutja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një zhvillim pozitiv, por është thelbësore të shihet përparim i prekshëm në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet më tej në komunikatë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë