Eksperti i turizmit, Leonard Maçi thotë se rritja e shifrave të turizmit në vendin tonë, tregon se tanimë Shqipëria është një destinacion turistik që preferohet gjithnjë e më shumë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Maçi u shpreh se strukturat akomoduese kanë qenë në gatishmëri që në muajin prill.
Sipas ekspertit, Shqipëria po promovohet si një destinacion turistik për t’u eksploruar. Maçi shtoi se vendi ynë ka përmirësim krahasuar me dy vite më parë.
“Në fakt, është vënë re që numri i turistëve ka paraprirë në krahasim me vitin që shkoi, sigurisht që është një indeks shumë i mirë për pjesën e prurjeve të turizmit. Është një ogur i mirë, Shqipëria ka hyrë në rrjedhën e destinacioneve turistike, duke marrë një zë të vëmendshëm në statistikat botërore të turizmit. Shqipëria tashmë është destinacion, ofron asetet e saj. Për këtë arsye, me siguri, duke marrë të mirëqëna statistikat e INSTAT dhe të Bankës së Shqipërisë, këto të dhëna, në masën 99% janë reale. Sezoni ka filluar, ne jemi mësuar që në maj bëjmë çeljen e sezonit turistik veror. Prilli është theksuar si një muaj surprizues për Shqipërinë, pasi hyrja e turistëve është goxha e ndjeshme. Është sinjal shumë i mirë.
Më tepër fluksi i turistëve që vijnë nga Lindja e Mesme, është vënë re në vitet e pandemisë. Aksesi për të vajtur në vende të tjera ishte i limituar. E vetmja hapsirë ishte Shqipëria. I atribuohet kësaj arsyeje dhe këtij motivimi. Turistët që vijnë nga Lindja e Mesme, Shqipëria nuk do t’u ofrojë as më shumë e as më pak, nga ato çka i ofron edhe turistëve të tjerë që vijnë nga vende të ndryshme të botës
Shqipëria tashmë është kthyer në destinacion, nuk duhet të çuditemi nga ndryshimi i flukseve turistike që vijnë nga vendet e huaja. Tregjet janë vulnerabël, edhe flukset e tyre janë vulnerabël. Sipas viteve, rrethanave ekonomike që secili prej shteteve programon, bën që edhe grupet të jenë shumë të pavarura, funksionion me anë të fushatave. Paketet e turizmit i referohen turizimit kulinar, kulturor, detar, kryesisht janë kombiniminet e turizmit vendas dhe disa herë me vende kufitare të Ballkanit. Turet zakonisht, janë minmalisht 1 javore dhe përfshijnë vendet kufitare që ne kemi.
Shqipëria është kryqeqendra e rajonit, uria e investitorëve është e madhe. Po bëhet një jehonë dhe promovim i madh. Për tregjet e largëta, Shqipëria duke u konsideruar si qendër referuese, do ketë impaktin e parë me turistët që vijnë. Përgjithësisht, në momentin aktual, Shqipëria sipas indeksit global, renditet e 66 në botë, ka një përmirësim të vogël krahasuar me dy vite më parë”, theksoi ai.