MENU
klinika

Arsyeja

Pas Londrës, Rama shtyn edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare

31.05.2024 - 19:41

Rama shtyn edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare.

Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor.

Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur gjithashtu se takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.

Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit. Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.