Ditën e djeshme u raportua se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë në 5 qershor.
Ashtu si në mediat në vendin tonë vizita e Melonit në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Media italiane, “ANSA” në një artikull ka shkruar për këtë vizitë e cila është parashikuar që do të jetë në qendër të diskutimeve kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës.
“Punimet janë ende në zhvillim, por falë javës së kulturës italiane, të mërkurën e ardhshme Giorgia Meloni do të rikthehet në Shqipëri, për të vizituar dy qendrat e menaxhimit të emigrantëve të cilat nuk janë ende funksionale, por që qeveria kërkon t’i aktivizojë “sa më shpejt. sa më shumë të jetë e mundur,” nis artikulli i ANSA.
Më tej media italiane sgkruan se Meloni mund të mos shkelë as në Tiranë në vizitën e shkurtër edhe pse agjenda e takimeve nuk është publikuar akoma. ANSA nënvizon se vizita në Shqipëri do zhvillohet pak ditë para zgjedhjeve europiane të 8 dhe 9 qershorit, për të cilat kryeministrja italiane është duke bërë një fushatë të ethshme.
“Vizita në Shqipëri do të jetë institucionale për kryeministren, edhe pse do të përkojë me fushatën elektorale dhe vjen pas “inspektimit” të ditëve të fundit të deputetëve të së majtës që drejtuan gishtin tek “blofi elektoral” dhe spektakli me “buldozerë në shkretëtirë” që hasën në kantieret e ndërtimit.
Kampi në zonën e portit të Shëngjinit është praktikisht gati, ndërsa në zonën e Gjadrit ku do të vendosen Qendrat e Pritjes dhe Riatdhesimit, puna është ende duke vijuar, por qeveria siguron se do të mbyllet sa më shpejt.
Një udhëtim i kryeministres italiane atje ishte përfolur për datën 20 maj, kur ishte planifikuar hapja e qendrave të emigrantëve. Më pas, një shtyrje pas tjetrës, mbërritëm tek e mërkura, vetëm 3 ditë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet evropiane,” shkruan më tej ANSA.