01.06.2024 - 12:18
Gjykata la në burg Dritan Nanon, i arrestuar si organizator i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, si dhe për një nga dhunuesit e arrestuar Dorian Alia.
Policia e kishte referuar ngjarjen për veprën penale, vrasje e funksionarëve të lartë e mbetur në tentative, ndërsa Prokuroria e rikualifikoi në një vepër penale më të butë, ‘plagosje e rendë me dashje, e kryer në bashkëpunim’.
Për shkak të goditjeve në kokë, avokat Sokol Mëngjesi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, i intubuar, nën monitorimin e mjekëve në spitalin e Traumës.