MENU
klinika

Ja pse Greqia nuk e njeh Kosovën

Tensionet me Athinën, Spartak Ngjela zbardh detaje të bujshme: Në Himarë s’ka grekë

01.06.2024 - 13:59

Avokat Spartak Ngjela komentoi deklaratën e kryeministrit të Greqisë për Shqipërinë.

“Ne jemi dy shtete fqinj, por të dënuar të jetojmë bashkë”, ishte deklarata e Kyriakos Mitsotakis, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Ngjela tha në një intervistë për ‘Breaking’ në Top News se deklarata e tyre janë boshe dhe se në fakt ata janë pushtues sepse sipas tij, kanë marrë tokat shqiptare të Çamërisë. Ai tha se çështja e Çamërisë është orientim nga Amerika, dhe se Greqia e di këtë.

“Ne jemi të detyruar të bashkëjetojmë me ta sepse na kanë marrë gjysmën e territorit. Janë pushtues të territorit tonë. Cameërinë e kanë marrë, janë tokat tona. Ka folur dhe Rama për Çamërinë, si nga mendja mendon se e ka Rama?

Është orientim nga amerikanët, ndaj ju ngrit tensioni atyre dhe jo nga Rama. Po nuk kanë se çfarë thonë dhe thonë për Ramën. Deklarata e tyre janë kot për të trembur Ramën, sepse ka mbështetje. Himarën e duan sepse është qendra e Labërisë. Ku ka grekë atje? Grekë i bëri Saliu”, tha Ngjela.

Ndërkohë më tej tha se tensionet në Greqi janë ngritur pikërisht për çështjen e Çamërisë. Ai tha se Athina nuk e njeh Kosovën për shkak se ka lidhje seriale me Çamërinë, si dy territore që u sakrifikuan, sipas Ngjelës.
“Pse nuk e njeh Greqia Kosovën? Sepse ka koneksion serial Kosova me Çamërinë, dy krahina të sakrifikuara barabartë. Njëra doli, Kosova, tani kjo ka ngritur tension në Greqi. Çfarë do ndodhë nuk e di, por Rama flet për Çamërinë. Pse flet? Sepse është hera e dytë që e bën”, tha Ngjela.