Portieri i Italisë, Donnarumma ka dhënë mendimin e tij për grupin e Euro 2024, aty ku axurrët sfidojnë Shqipërinë, Spanjën e Kroacinë.
“Është një grup i vështirë për ne, por edhe për të tjerët. Kundërshtarët tanë e dinë mirë se do të përballen me një Itali shumë të fortë dhe me ide të qartë. Do të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Duhet të përgatitemi mirë sepse të gjitha ndeshjet do të jenë të komplikuara.
Shiriti i kapitenit? Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, por jam krenar të mbaj shiritin e kapitenit te kjo kombëtare. Dua të jap një shembull, për mua është shumë emocionuese të jem kapiteni i Italisë. Kam pasur shembuj të mirë si Buffon, Bonuçi e Chiellini. Kam mësuar prej tyre. Te kjo skuadër ka shumë liderë dhe të gjithë duhet të ndihen si kapitenë. Kemi gjithçka në favor për të zhvilluar një Europian të madh”, – tha ai.