MENU
klinika

Kuqezinjtë drejt Euro 2024

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë sipas Sky Sport

01.06.2024 - 16:47

Shqipëria synon që të bëjë paraqitje pozitive në Europian, edhe pse përballë është Spanja, Italia dhe Kroacia. Sky Sport ka bërë publik edhe formacionin e mundshëm të trajnerit të kombëtares kuqezi, Sylvinho, për premierën e Euro 2024.

Sipas medias në fjalë, tekniku do preferojë skemën 4-3-3. Përpara Berishës janë të vendosur Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë janë Asllani, Ramadani dhe Laçi ndërsa ofensiva formohet nga Asani, Manaj dhe Bajrami.

Shqipëria fillimisht do të testojë veten në miqësoret e qershorit. Kombëtarja do të sfidojë Liechtenstein me 3 qershor dhe Azerbajxhanin, 4 ditë më pas.