MENU
klinika

Opozita akuzon për parregullsi

Partia e Vuçiçit shpall fitoren!

03.06.2024 - 09:16

Partia në pushtet në Serbi (SNS) është drejt fitores në zgjedhjet e përsëritura në Beograd, si dhe në zgjedhjet lokale të 2 qershorit në qytete të tjera.

Bazuar në 51 për qind të votave të numëruara në Beograd, organizata joqeveritare në Serbi, CeSid parashikoi se SNS-ja, e cila mbështetet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është duke udhëhequr me 53 për qind të votave, ndërsa partia e qendrës së djathtë, Lëvizja për Ndryshim e Savo Manojlloviqit, është e dyta me 17.2 për qind.

“Kjo është… një fitore e jashtëzakonshme”, tha Vuçiç në një konferencë për media, duke shtuar se partia e tij do ta ketë shumicën në Asamblenë e Qytetit të Beogradit, e cila ka 110 vende, si dhe në Novi Sad.

Por opozita serbe është ankuar për parregullsi në këto zgjedhje, duke bërë që mjedisi politik të vazhdojë të jetë i tensionuar në vend. Manojlloviq tha se koalicioni i tij nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve.

“Këto janë zgjedhjet më të parregullta ndonjëherë”, tha ai mbrëmjen e 2 qershorit.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e ulët se në zgjedhjet e dhjetorit 2023 në Beograd, pasi disa parti opozitare vendosën të mos marrin pjesë, duke pretenduar se nuk kishte kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Zgjedhjet në Beograd u përsëritën sepse nuk kishte fitues të qartë në ato të dhjetorit. Koalicionet opozitare Serbia kundër Dhunës dhe Shpresa e akuzuan koalicionin e udhëhequr nga SNS-ja për vjedhje votash në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ku u gjetën parregullsi të shumta nga misionet vëzhguese vendore dhe ndërkombëtare.

Autoritetet serbe vazhdimisht e kanë mohuar se ka pasur ndonjë parregullsi serioze në zgjedhje.

Vëzhguesit dhe partitë opozitare në zgjedhjet e 2 qershorit raportuan përsëri për parregullsi gjatë ditës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë