Ministrja e shtetit Elisa Spiropali ne emisionin Top Story ne Top Channel, eshte shprehur se ky ‘investigim’ ne RAI3 ishte nje prodhim vendas, dhe per te cilin eshte dhene nje shpjegim shterrues.
Spiropali: Sqarimi është dhënë i gjatë, shterues, të gjitha përgjigjet janë aty të cilat nuk ngrihen për herë të parë, ai material është përkthyer, është një prodhim vendas i dalë prej këtu dhe thjesht po kënaqen me dëgjimin e të njëjtave gënjeshtrave, baltë mbi Shqipërinë të cilën janë mësuar të prodhojnë, këtë dinë të bëjnë, investigimi është prodhim vendas, mund ta marrësh me radhë janë aty ato që jemi mësuar të dëgjojmë, sa vetë gazetari tha nuk është akuzë publike, ka akuza, në kurriz të Shqipërisë.
Nuk do të ishte njerëzore, por zoti Ahmetaj është sot një i kërkuar nga drejtësia, nuk është në qeveri dhe arsyet e tij burojnë nga personalja, e kuptoj por të marrësh deklaratat e tij në hall dhe t’i paraqesësh aty si fakte, akuzatori nuk ka rëndësi ajo që i bashkon është fakti që kanë punë me drejtësinë, ose janë përballë ose të ikur. Sot kemi një ish kryeministër që ëshë në akuzë publike, sulmon organet e drejtësisë, i cili është burimi kryesor i akuzave dhe gënjeshtrave, kampion botëror i gënjeshtrës dhe trillimeve, atë punë ka bërë dhe di të bëjë, vesi del me shpirtin.
S’mund të merrem dhe përkthejmë akuzat e tij, nuk i jemi fshehur shpjegimeve dhe kryeministri u është përgjigjur një më një, mund edhe ta kishte injoruar por duke gjykuar që publiku shqiptar meriton të ketë përgjigje është përgjigjur.