MENU
klinika

Me kontrata 1-vjeçare

Studentët ekselentë, ja si do të punësohen në shtet

04.01.2019 - 12:37

Duke filluar që nga muaji janar, kryeministria dhe ministritë pritet të shpallin publikisht thirrjen për punësim të studentëve të ekselencës. Vetëm pak ditë pas njoftimit nga kryeministri për punësimet në administratë të studentëve të cilët janë kanë një mesatare nga nota 9 deri në notën 10, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin i cili përcakton se thirrjet do të bëhen edhe në muajin gusht.

Sipas këtij vendimi, vendet vakante në institucionet e administratës shtetërore, të nivelit specialist pritet të  mbushen me studentë ekselentë të diplomuar duke filluar që nga viti 2017 e në vijim, me kontratë të përkohshme 1 vjeçare.

Të drejtën për të aplikuar e kanë jo vetëm studentët e ekselencës që janë diplomuar brenda vendit, por edhe ata të diplomuar jashtë, me diplomë të njohur nga Ministria e Arsimit.

Sipas vendimit, studentët aplikantë duhet  të dorëzojnë dokumentat përkatëse brenda 15 ditëve nga shpallja e njoftimit në faqet zyrtare të institucioneve.

Pas këtij afati, institucionet përgjegjëse krijojnë listat përkatëse, duke i renditur ata sipas llojit të diplomës që kërkon pozicioni i punës.

Procesi i përzgjedhjes  dhe më pas emërimit  do të menaxhohet nga kryeministria, ministritë  e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë.