MENU
klinika

Homologia e Ramës nesër në Tiranë

Në çfarë pike janë punimet në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit

04.06.2024 - 14:57

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, do të qëndrojë të mërkurën në Shqipëri, ku do t’i vizitojë qendrat e migrantëve që do të drejtohen nga vendi i saj.

Me një marrëveshje me Ramën, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Tirana ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.

Italia, ndërkohë, do të financojë ngritjen e qendrave të pritjes – njëra në Shëngjin, tjetra në Gjadër – si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor.

Në Shengjin, ndërtimi i qendrës ka përfunduar, ndërsa në Gjadër ende jo.

Qendrat do të mund të strehojnë maksimum 3.000 azilkërkues brenda një periudhe.

Marrëveshja është për pesë vjet dhe me të drejtë rinovimi edhe për pesë vjet të tjerë.

Se kur do të nisë zbatimi i saj, nuk është ende e qartë.

Sipas autoriteteve të të dyja vendeve, marrëveshja ka tri objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm të njerëzve, të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.

Në Shqipëri, opozita e kundërshtoi marrëveshjen, duke thënë se kishte mungesë transparence.

?“Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk kishte asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin”, tha Partia Demokratike pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitave në Shëngjin dhe Gjadër, do të zhvillojnë një konferencë për gazetarët./REL

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”