MENU
klinika

Në gusht, studimi për Rrogozhinë-Pogradec

Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë gati në 2025

04.06.2024 - 15:12

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake, ndërsa projekti, gjurma ku do të kalojë dhe kostoja e këtij investimi do të bëhen të ditura në shkurt të vitit të ardhshëm, kur pritet të përfundojë studimi i fizibilitetit që po financohet nga dy qeveritë.

“Një nga projektet strategjike për të cilën dy qeveritë kanë investuar, ndodhemi në fazë të avancuar të studimit të fizibilitetit dhe përfundon në shkurt të vitit 2025. Këto hekurudha, ndjekin standardin e rrjeteve trans-evropiane, dhe për më tepër do të shërbejnë edhe për mbrojtjen e vendin dhe do ti shërbejnë mobilitetit ushtarak në rast nevoje. Pra nuk do shërbejnë vetëm për transport mallrash e udhëtarësh por edhe për qëllime ushtarake, qoftë në lidhjen me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut apo edhe me lidhjen me Prishtinën”, u shpreh zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkelejda Muçaj.

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Varianti i paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama e që është mbështetur nga ministri i Kosovës Liburn Aliu, parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Nëse vihet në zbatim ky projekt, me itinerar nga Shkodra, Hekurudha Durrës-Prishtinë, do të jetë pjesërisht e ndërtuar. Do të bëhet vetëm pjesa Durrës-Vorë, ndërsa linja nga Vora deri në Shkodër (Vorë, Laç, Lezhë, Mjedë, Shkodër-Hani i Hotit) do jetë e ndërtuar si pjesë e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit e cila kalon për në Mali të Zi, dhe mbetet për t’u ndërtuar vetëm linja nga Shkodra drejtë Gjakovës për të përfunduar në Prishtinë.

Ndërkohë punimet për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit do të nisin në janar të vitit të ardhshëm. Kështu është shprehur në Komisionin e Ekonomisë zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkelejda Muçaj, e cila tha se kjo hekurudhë do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake.

“Brenda dhjetorit 2024 përfundojnë procedurat e tenderimit, në janar do të nënshkruhet kontrata dhe nis zbatimi i projektit”, tha Muçaj.

Ndër të tjera Muçaj theksoi se projekti është një konkretizim i planit gjithëpërfshirës ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor të ndërmarrë nga Komisioni Evropian, i cili ka përfshirë synon rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, deri në kufi me Malin e Zi, duke lidhur kryeqytetet e Tiranës e Podgoricës, me shtrirje deri në Portin e Durrësit.

Në total kjo hekurudhë do të kushtojë afro 373 milionë euro ndërkohë që 98.7 milionë euro janë kredi nga BERZH, janë 130 milionë euro grant nga BE dhe pjesa tjetër financim nga shteti.

Në komision Muçaj tha se është siguruar edhe 50% e financimit për linjën Durrës-Rrogozhinë.

“Durrës-Rrogozhina është gjithashtu i siguruar një grant prej 60.5 milionë euro prapë nga BE ndërkohë që vlera e investimit është 120 milionë euro”, tha Muçaj.

Ndërkohë projekti paraprak me koston e linjës Rrogozhinë-Pogradec, do të publikohet në muajin gusht, ku edhe kjo linjë pritet të financohet nga BEI dhe BERZH.

“Është duke përfunduar projekti inxhinierik, përsa i përket segmentit Rrogozhinë-Pogradec dhe po diskutojmë me Maqedoninë e Veriut për të pasur pikën e lidhjes me ta, në mënyrë që të lidhemi në një pikë që nuk cenon zonën e mbrojtur të liqenit të Ohrit që ka qenë gjurma fillestare, që duhet të ndryshojë, është 3 km në palën shqiptare dhe pjesa tjetër është në Maqedoni të Veriut. Rrogozhinë-Pogradec brenda gushtit do të kemi projektin paraprak që do të na japë një kosto paraprake, por kemi besimin e një institucioni financiar që është Banka Evropiane e Investimeve dhe me mundësinë që edhe BERZH të bashke financojnë këtë segment”, tha Muçaj.

Pra vetëm dy linjat e para të cilat e kanë një studim, ajo e Vorë-Hani i Hotit dhe ajo e Durrës-Rrogozhinë, kushtojnë afro 493 milionë euro, ku një pjesë e madhe financohet nga institucionet ndërkombëtare për shkak të rëndësisë që kanë në lidhjen rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin me tregjet e BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pritet ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë!"

Rama në krah të Cameron: Britania, projekt strategjik!

Linja do jetë elektrike/ Kur mbyllen punimet?

98 mln euro kredi nga BERZH për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!