MENU
klinika

Çfarë thotë për shprehjen virale

Monika Kryemadhi e konfirmon: Jam në hetim pasuror!

04.06.2024 - 22:06

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar në Real Story se është nën hetim pasuror nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Ajo theksoi se deklarata për arrestimin e saj dhe të Ilir Metës kanë si burim Bashkinë e Tiranës.

“Është perceptim i sponsorizuar. Për hir të së vërtetës, ajo shprehja: Po, jo, nuk më… Ajo shprehje në KDK, nuk ishte për SPAK, ishte për llafazanët që flisnin në emër të SPAK dhe në këtë këndvështrim unë kam një eksperiencë, që nuk intidmidohen , as kërcënohem, as nuk merren peng, për shkak të karakterit. Më 24 janar kemi 30 vjet bashkë. E urova, por nuk më ktheu përgjigje. I kemi mesazhet me fshirje, sepse kur është instaluar, është me fshirje. Është një perceptim i sponsorizuar. Unë e kam analizuar, por të gjitha thash e themet që sponsorizohen, dhe ndahen në media, kanë ardhur me origjinë nga Bashkia e Tiranës. Të gjitha deklaratat për arrestimin e Metës edhe Kryemadhit për mua kanë një origjinë që vijnë nga Bashkia e Tiranës. Ju e dini se gjysma e deputetëve janë në SPAK për hetim pasuror si puna ime. Jam në hetim pasuror. Mamaja dhe vëllai im nuk kanë fituar asnjë para publike nga Inceneratorët. Po na bëjnë vetting në një farë mënyrë, Secili nga na duhet të justifikojë pronat.Monika Kryemadhi nga viti 1992 ka jetuar me paratë që kanë ardhur nga familja dhe puna e saj”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ai ka zgjedhur një mënyrë reflektimi…!"

Komunikon me Ilir Metën? Kryemadhi: Sigurisht që jo!