Gjashtë automjete që jepeshin me qira janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 Qershor). Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se autorët janë dy persona.
Pronari i makinave është Edjon Hoxha, i cili kishte hapur biznesin e dhënies së makinave me qira në Kamëz vetëm 5 ditë më parë.
Mjetet dyshohet se janë djegur me benzinë dhe pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës.
Gjatë marrjes në pyetje në komisariatin nr.5,. Edjon Hoxha ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.
“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportoi policia.