MENU
klinika

Pak javë në krye të detyrës

Jep dorëheqjen Blerina Bala!

05.06.2024 - 10:53

Blerina Bala, kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se ajo është shprehur se shkaku është për arsye personale.

Bala u zgjodh në këtë post më 29 mars mes tensioneve brenda këshillit bashkiak, pasi dy kryebashiakët, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri përfunduan në burg, njëri për tjetërsim pronash dhe tjetri për blerje votash.

Tensionet dy muaj më parë ndodhën pasi disa mbështetës të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, hynë në ambientet e sallës ku po zhvillohej mbledhja e këshillit në Bashkinë e Himarës, duke kundërshtuar praninë e përfaqësuesve të PS-së dhe Prefekturës së Vlorës.

Në lidhje me zgjedhjen e Balës reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjetet sociale shkroi se zgjedhja e saj nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Por nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani që Blerina Bala u largua nga posti i kryetares së bashkisë Himarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shtabi elektoral i Belerit ha bukë duke krijuar tensione..."

Ardit Bido: Emërimi i Blerina Balajt ishte e vetmja zgjidhje e ligjshme